Me datë 24.11.2024 në ora 18:50 në DPB Gostivar është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën magjistrale Gostivar-Strazhë në pronësi të J.M.(42) nga Tetova është përhapur zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Ekipi nga DPB Gostivar do të kryej inspektimin në vendin e ngjarjes.TS