Modelja Arbenita Ismajli, përmes një postimi në InstaStory, ndau me ndjekësit një situatë të tensionuar që lidhet me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Çifti ka një vajzë së bashku dhe, megjithëse kanë pasur një ndarje prej kohësh, raportet mes tyre vazhdojnë të mbeten të ngarkuara.

Arbenita në postimin e saj shprehet se ende merr mesazhe të padëshiruara nga Fero, të cilat i përshkruan si “një ish i çmendur psikopat”. Ajo shpjegon se këto mesazhe lidhen me keqkuptime të lidhura me jetën e saj private dhe angazhimet profesionale.

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai
Në fund të postimit, Arbenita bën thirrje për ndalimin e ndërhyrjeve nga ish-partneri në jetën e saj dhe e uron atë për një “shërim sa më të shpejtë”. Ajo gjithashtu thekson se është plotësisht e përkushtuar ndaj detyrave si prind dhe nuk shqetësohet për mendimet e të tjerëve.

“Përshëndetje njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mia dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin.. nga ish-i i çmedur psikopat. Le të themi se na ka lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin. Hasani hasani. Ai “hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke. Thuaj çka të duash betejën e ke të humbur moti kohë. Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë”.