Sot janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e Komandant “Kapuçit”, Mujë Krasniqit.

Në këtë përvjetor, e ka kujtuar bashkëluftëtari i tij, Lahi Brahimaj, transmeton Klankosova.tv.

“Flijimi për liri është testament që kalon brez pas brezi, duke u shndërruar në themele të forta për shtetin tonë. Sot përkujtojmë 26 vjetorin e rënies heroike të Komandant Kapuçit, Mujë Krasniqit, bashkë me 40 bashkëluftëtarë. Bashkëthemelues i UÇK-së, dy herë i plagosur në beteja, luftoi krah për krah me vëllanë Aliun dhe shokun e pandashëm Beqir Gashin. Pikërisht 20 vjet pas sakrificës së tyre sublime, Kosova themeloi Ushtrinë e saj. Dëshmorët tanë na frymëzojnë çdo ditë – nga gjaku i tyre lindi liria, nga liria u krijua ushtria jonë”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.