Me datë 04.12.2024 rreth orës 21.20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, në fshatin Dobroshtë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve ,,Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A.  (23) nga fshati Gllogjë e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Ford Ka” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.I.  (21) nga fshati Sllatinë i Tetovës.     Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi Sh.I, ndërsa shoferja F.A.  dhe pasagjerja në automjetin e saj M.A.  (53) kënë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik në Tetovë.  Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspaktimin në vendin e aksidentit.TS