Një e moshuar ka ndërruar jetë në spital pasi mbrëmë është përplasur nga një automjet në kryqëzimin mes bulevardit “Aradhat Partizane” dhe rrugës “Rosveltova”, njofton MPB.

Në aksident V.M., ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostifikuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, më pas është transferuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Me datë 23.12.2024 në ora 20:15 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhat Partizane” me rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, automjeti “Fiat Punto” me targa të Shkupit drejtuar nga F.V. (30), ka goditur V.M.(72) të dy nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi policor nga SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume