Analisti politik Xhenur Iseni në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se aksionet e fundit nga MPB nuk kanë karakter etnik, mirëpo po luftohet krimi sepse ka të arrëstuar edhe të tjerë përveç shqiptarëve.

“Nuk mund unë të pajtohem me narrativën e opozitës që thotë se aksionet policore kanë karakter etnik. Jo, nuk kanë, sepse më herët janë arrëstu edhe maqedonas dhe jo vetëm shqiptarë. Unë dua të besoj që kjo qeveri do të punoj kundër krimit të organizuar sepse një ndër premtimet e kësaj qeveria ishte luftimi i krimit dhe korrupsionit”, tha Iseni.

Analisti Valon Bela tha se VMRO e tashmë nuk dallon nga e kaluara, pasi nuk pastron radhët e veta por po merret me akuza ndaj ish-qeveritarëve.

“Luftimi i korrupsionit fillon kur t’I fillon nga radhët e tua e jo nga opozita. Kjo qeveri ka ministra me diploma false, me dokumente të dyshimta, ndaj kjo qeveri duhet të merret me ministrat e saj, e jo të gjuhet direkt ndaj ish-funksionarëve. VMRO po tenton të poentojë se sikur po luftojnë krimin e tashmë edhe terrorizmin, këto emra që po akuzohen duhet të prezumojnë pafajsinë e tyrë. VMRO ka një histori plot me skandale, është kopje e VMRO-së së vjetër”, tha Bela.