Aktivist anti-islam dhe konspiracionist: Kush është atentatori i tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani
Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.
Sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.
Rast shumë i çuditshëm. që mund të interpretohet në forma të ndryshme: Atentatori Taleb A. nga Arabia Saudite është futur me makinë në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg dhe ka vrarë të paktën dy persona e ka plagosur dhjetëra të tjerë është një rast jo tipik i sulmuesve terroristë të viteve të fundit. Ai ësht mjek i psikiatrisë dhe prikoterapisë, io punësuar në një klinikë, 50-vjeç, që jeton në Gjermani me letra të rregullat prej vitit 2006. Ndërsa mediat gjermane njoftojnë se ai ka ndihmuar personat që kanë ikur nga Arabia Saudite, në veçanti gratë, për integrim më të mirë në Gjermani.
Ai vetë në rrjetet e tij ka bërë të ditur se dikur ka qenë aktivist i fesë islame, por në vitin 2019 ka dhënë një intervistë në „Frankfurter Rundschau“ ku shpjegon se në Gjermani ka kërkuar azil sepse e ndjen veten të kërcënuar me vdekje për shkak se ia ka kthyer shpinën fesë islame. Në platformën X (dikur Twitter) ai ka publikuar postime të rregullta kritike dhe armiqësore ndaj fesë islame, e në disa vitet e fundit ka publikuar edhe postime me përbërje djathtiste dhe djathtiste ekstreme. Veten u quante ndonjëherë edhe si “kundërshtar agresiv i fesë islame”.
Në qershor 2016 në X. ka kumtuar: „Unë dhe AfD jemi duke luftuar të njëjtin armik, për të mbrojtur Gjermaninë“. Ky armik është, sipas tij, feja islame. Ai ka treguar interes edhe për themelimin në kuadër të AfD të një „Ex-Muslim Academy“.
Në qershor 2024 Taleb A. ka shpërndarë një shkrim të kandidates së AfD Alice Weidel për kancelare, lidhur me sulmin e motivuar islamik me thikë në Mannheim, ku është vrarë polici Rouven L.. Taleb A. ka komentuar me fjalët: „Sipas mendimit tim, policia është shtytësi i nxitësi i islamizmit në Gjermani.” Ai më tej pohoi se policia kishte përdorur taktika të pista “kundër meje dhe kritikëve të tjerë të Islamit”. Më tej ai ka shkruar: “Të majtët janë të çmendur. Ne kemi nevojë për AfD për të mbrojtur policinë nga vetja.”
Por së fundi ka dhënë intervista edhe në mediat amerikane, ku ka dhënë deklarata shumë të çuditshme për politikën dhe fenë, që shpesh janë kundërthënëse. Ai ka postuar edhe shkrime për Trumpin, Elon Musk e të tjerë. Ndërsa për Angela Merkel ka shkruar në X me 5 dhjetor se „Angela Merkel e meriton denimin me vdekje për projektin e saj sekret për islamizimin e Evropës“.
Ndërsa në maj të këtij viti Taleb A. ka shkruar: “Unë pres që këtë vit të vdes: Me çdo mjet do të angazhohen për barazi, ndërsa autoritetet gjermane po e pengojnë çdo rrugë paqësore për barazi.“
Më në fund, të premten vetëm disa minuta para sulmit vrasës me makinë në Brandenburg, Taleb A. ka postuar disa video në X ku jep deklarata shumë të çuditshme. Në njërën prej tyre ai kritikon policinë gjermane se “në Gjermani nuk po mund të blejë armë dhe nuk mund të bartë me vete armë”. Në fund të videos thotë: “Vetë policia është një kriminel. Në këtë rast, unë e konsideroj kombin gjerman, i konsideroj qytetarët gjermanë përgjegjës për atë që do të më ndodhë.”
Në një video tjetër ai e konsideron përgjegjës kombin gjerman edhe “për vrasjen e filozofit grek Sokratit”.
Unë nuk jam ndonjë psikolog dhe nuk mund të bëjë analiza të këtij personi, por shikuar nga të gjitha këto shkrime, deklarata e kthesa në jetën e tij ( e të tilla ka shumë më shumë në rrjete), shumëçka më duket e çuditshme për jetën dhe personin Taleb A…