Qenan Aliu
z. Artan Grubi u tërhoq nga jeta publike dhe veprimtaria politike. Dhe kjo është një reflektim që duhet respektuar kundruall rolit të tij që pati në shoqëri e politikë.
Personalisht ndër disa vite i kam atakuar disa nga sjelljet dhe justifikimet e tij politike por gjithnjë brenda konditave të një opinionisti dhe në kuadër të asaj çka nënkupton qytetari.
Grubi posedon shkathtësitë politike dhe energjinë e cila do ti nevoitej mbase çdo subjekti politik, por pa dyshim se veprimtaria politike për gjithsecilin që meret me te përmban një faturë me një total e cila mund tjua ndryshoj kahjen e jetës.
Artan Grubi nuk mund të jetë i vetmi ,fajtor, për sharrimin e BDI-së si subjekt politik në shumë dimensione.
Por edhe në këto momente të vështira për te më duhet ti kapem për prononcimet e tij publike se , Asgjë nuk bëj pa kordinim me SHBA dhe liderin Ali Ahmeti,. Por nënvizimi taksativisht në aktin e DASH për shkakun se pse është futur në ,Listën e Zezë, të le të kuptosh se kësaj përket SHBA-ve Grubi ka qenë lajthitës.
Pra, z. Grubi ajo që është e deshifruar ka të bëjë të kundërtën me ate që keni në qasjen tuaj lidhur me lamtumirën e jetës politike. IMPENJIMI (eventual) në dill për pengimin e drejtësisë për ta shpëtuar nga dënimi Sasho Mojallkov nuk është VLERË e doktrinës amerikane.
Uroj që ta dëshmoni të kundërtën dhe po të provohet në procedurë eventualisht e kundërta ti mund të kthehesh më i fuqishëm. Por ti e din thuhet se ,AMERIKA ka të drejt edhe kur e ka gabim, e lëre më që ta ketë me të drejtë targetimin tuaj.