Arbër Ademi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e gjuhëve ku thotë se agonia vazhdon edhe më tej.
“Gjykata Kushtetuese sot vetëm prolongoi vendimin e saj me të cilin deshti ta sakatoj shqipen, ta zhvlerësoj tërësisht. Deshtën 18 dispozita t’i abrogojnë. 75 faqe referat kishin përgatitur për të na i mohuar gjuhën. Ende politika aktuale e kësaj Qeverie pa legjitimitet etnik nuk është tërhequr nga tendenca e saj.
Do të jemi vigjilent. Do ta vazhdojmë betejën deri në hudhjen poshtë të 13 iniciativave tendencioze kundër shqipes zyrtare. Gjykata Kushtetuese nuk ka argumente profesionale. Ka vetëm argumentin e votës dhe mbivotimit. Por, kauza e drejtë ka triumfuar gjithmonë” – shkruan Ademi.