Mе datë 03.12.2024 në ora 22:10 në fshatin Turçan i Vogël, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.K. (21) nga Gostivari për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS