Një atentat me armë është regjistruar mesditën e sotme në Greqi.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin Thrakomakedones, jashtë një lokali.
Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 1 person, ndërsa një tjetër i plagosur. Mediat greke thonë se i plagosuri në gjendje të rëndë është një shtetas shqiptar. Ndërsa për viktimën nuk ka ende informacion.
Të paqarta janë edhe rrethanat e krimit, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët. Paraprakisht dyshohet se viktima dhe i plagosuri u qëlluan nga një motor në lëvizje. /tvklan.al