Ekzekutohet me armë zjarri shefi i kompanisë më të madhe amerikane të sigurimeve. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është qëlluar me armë në një sulm në Manhattan.

Cnn raporton se Brian Thompson po ecte drejt hotelit “New York Hilton” për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të “UnitedHealthcare” në momentin që është vrarë.

Ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar, i cili priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson para se të hapte zjarr disa herë duke e qëlluar atë nga rreth 20 metra largësi. Sipas hetuesve, autori qëlloi Thompson me një armë silenciator. Për fat të keq, 50-vjeçari Thompson mori një plumb në gjoks, gjë që i ka shkaktuar vdekje të menjëherëshme.

Autori i atentatit ndaj Thompson u arratis nga vendi i ngjarjes duke kaluar në një rrugicë dhe më pas hipi në një biçikletë. Policia ka nisur kërkimet në “Central Park” ku dyshohet se po fshihet autori.

Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për “UnitedHealthcare” në Prill 2021. “Grupi UnitedHealth, i cili punëson më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë Amerikën, renditet i katërti në Fortune 500.