Përafërsisht 620 kiloggramë ushqim i pasigurt me prejardhje nga kafshët, në mënyrë të padëmshme shkatërruan veterinarët zyrtarë të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) në suaza të 191 mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme të kryera gjatë dy javëve të kaluara, në mishtore, mishtore me punëtori dhe shitore të tjera të specializuara për ushqim me prejardhje nga kafshët, kumtoi AUV.
Për vendosje në qarkullim të ushqimit të shpejtë të ngrirë i cili nuk është shënuar, mospërmbushja e kërkesave higjienike, përkatësisht procedura të mosimplementuara të Higjienës së mirë dhe Praktikës së mirë prodhuese, deklaratë jo e plotë e prodhimeve, shitje e prodhimeve të cilat nuk janë miratuar, kontrolle të pazbatuara të detyrueshme shëndetësore për të punësuarit, paraqitje e paparashtruar në AUV për ndërprerje të punës së objektit, veterinarët zyrtarë dhanë 29 vendime për mënjanim të mangësive të konstatuara.
Janë shqiptuar vërejtje për tre operatorë të ushqimit, ndërsa 14 janë gjobitur.