Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, ku gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se futbollisti i tyre, Ferran Torres është lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugran përmes një njoftimi në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Barcelona njofton se Torresi ka një problem muskulor.

“Ferran Torres e mbylli ndeshjen e së shtunës me një problem muskulor. Duke qenë se problemi nuk është zhdukur, lojtari sot iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe është zbuluar një dëmtim i vogël në shputën e tij, që do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm derisa të shërohet lëndimi”, shkruhet në njoftimin e klubit katalanas.

Një datë për kthimit e tij nuk është dhënë derisa futbolli ka pushim disa ditë.

Të drejtuarit e Hansi Flick rikthehen në aksion me 4 janar ku do të përballen me Barbastro në kuadër të Kupës së Mbretit, teksa katër ditë më vonë do të ketë punë me Bilbaon në Superkupën e Spanjës.