Me datë 01.12.2024, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SVR Shkup, me urdhër të gjykatës të pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e L.S.(18) në Shkup, në territorin e Karposhit. Gjatë kontrollit u gjet marihuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuane. L.S. i hiqet liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.