Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore.
Përgjegjësia për këtë situatë nuk mbetet vetëm tek hakmareja etnike apo tek ministri Pançe Toçkovski, por edhe tek përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë, të cilët me manipulimet e tyre të vazhdueshme dhe premtimet e rreme kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve.
Zëvendësministri dhe përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE , që sot janë pjesë e kësaj qeverie kanë treguar paaftësi totale për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin e tyre, duke u bërë garantues të padrejtësisë dhe diskriminimit.
Heshtja e tyre përballë këtij akti dhe shumë veprimeve të tjera diskriminuese është një turp i madh dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve.
Në vend që të jenë mbrojtës të shqiptarëve, ata janë bërë vegla të pushtetit që në mënyrë sistematike poshtëron simbolet dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Kjo situatë nuk mund të tolerohet më.
Shqiptarët janë lodhur nga manipulimet, premtimet boshe dhe tradhtitë e përfaqësuesve të tyre, të cilët vazhdojnë të veprojnë për interesa personale në vend që të mbrojnë të drejtat dhe interesat e komunitetit të tyre.
Të gjithë ata që janë pjesë e kësaj padrejtësie do të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve dhe historisë.