Bashkimi Evropian do të vendosë kontakte me udhëheqjen e re të Sirisë dhe do të rihapë delegacionin e tij në vend.

Kwshtu thanë të martën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Reuters.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE do të rrisë ndihmën humanitare për Sirinë. Por ajo paralajmëroi për rrezikun e një ringjalljeje nga militantët e linjës së ashpër të Shtetit Islamik dhe tha se kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë.