Pas muajsh bllokade, ka shenja të reja se Izraeli dhe Hamasi mund të jenë afër një marrëveshje të armëpushimit dhe pengjeve në Gaza, raporton BBC.

Një zyrtar i lartë palestinez, i përfshirë në negociata, ka thënë se bisedimet janë në një “fazë vendimtare dhe përfundimtare”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, gjithashtu ka thënë se marrëveshja është më afër se kurrë.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, kanë rinisur përpjekjet ndërmjetësuese, për ta arritur marrëveshjen e përfundimit të luftës 14 mujore.

Zyrtari palestinez përshkroi një plan trefazor, që do të mundësonte që civilët dhe ushtaret e mbajtura peng në Gaza të lirohen në 45 ditët e para, me forcat izraelite që do të tërhiqen nga qendrat e qyteteve, rrugët bregdetare dhe brezit strategjik tokësor përgjatë kufirit me Egjiptin.

Do të ketë një mekanizëm që ua mundëson palestinezëve të zhvendosur të rikthehen në veri të territorit, sipas zyrtarit.

Faza e dytë do t’i lironte pengjet e mbetura dhe tërheqjen e trupave, para fazës së tretë e cila do ta përfundonte luftën.

Prej 96 pengjeve të mbajtura akoma në Gaza, 62 mendohet se janë akoma gjallë nga Izraeli.
Plani duket se bazohet në marrëveshjen e përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden më 31 maj dhe raportet nga të gjitha palët theksojnë se ka detaje kryesore që kërkojnë punë për t’u zgjidhur.