Bislimi: Vuçiqi le t’ua japë autonominë shqiptarëve në tri komuna në jug pasi po i lavdëron autonomitë evropiane
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë që pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq po i lavdëron modelet e autonomive në Evropë, t’ua japë një të tillë komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
“Vuçiqi po i lavdëron modelet e autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke ua ofruar një model të tillë shqiptarëve në tri komunat në jug”, ka shkruar Bislimi në X.
“Ka më shumë shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë”, ka përfunduar ai.
Vucic praises various models of European autonomies. He should lead by example by offering such a model to Albanians in the three municipalities in the south. There are more Albanians in Serbia than Serbs in Kosova.
https://t.co/MhQ5wgSSig— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 11, 2024