Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski njofton se çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri rritet për 0,92% nga fillimi i vitit 2025.
Në të njëjtën kohë, blloku i tarifave të parë rritet me 0,68%, i dyti me 0,9%, i treti me 1,93%, blloku i katërt me 2,24% dhe tarifa e lirë me 0,9%.
Kjo do të thotë se një familje mesatare në vend, e cila ka një faturë prej 2.300 denarë, nga 1 janari do të paguajë një faturë më të lartë për 21 denarë.
Bislimoski thotë se qëllimi i rregullatorit nuk është të shkaktojë goditje në çmim.
“Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri përbëhet nga dy pjesë, ngarkesa e rrjetit dhe energjia. Për bllokun e parë çmimi i energjisë është 4,44 denarë, për rrjetin për të gjithë është 2,14 denarë, përkatësisht çmimi i përgjithshëm i bllokut të parë është 6,5865 denarë për kilovat orë, ndërsa më parë ishte 6,53 denarë.
Çmimi i bllokut të dytë është 7,71 denarë, ndërsa më parë ishte 7,64 denarë”, thotë Bislimoski.