Skënder MULLIQI
Me duket se ka një ndryshim sidomos viteve të fundit.Bota gjithnjë e më shumë po mbetet pa ndonjë ideal hyjnor, nuk qeveriset nga filozofet, filantropët dhe dashamirët më të mirë , nga njerëzit e ditur e të virtytshem.Bota po sundohet dhe po pëson tronditje duke u futur në kriza të mëdha, se po drejtohet nga klikat e errëta, nga njerëzit jo shumë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjeshem para popujve.Janë vu në krye njerëzit e përfitimeve egoiste , fuqisë e famës më qdo kusht. Nuk kan ide veq atyre të errëta që kan kapluar shpirtërat e tyre të ngusht.Luftërat janë bërë shëmbulli sot më I keq edhe i botës demokratike, megjithë betimeve kunder të keqës.Aktualisht ekziston një epidemi inflacioni –rritja e qmimeve të gjithqkaje .Janë intensifikuar po ashtu fushatat në kohë zgjedhjesh , me shpifje, thashetheme dhe manipulime deri në kthim retrograd të proseve.Po shohim gjithnjë në rritje dhunën dhe aktet e ndryshme të terrorizmit nga llojet e ndryshme te ekstremizave .Kan filluar të ngjallët logjika e sundimit autokratik mbi masën.Po ngjallen lloje të ndryshme të paraqitjeve fashizoide në tribunat e stadiumeve të ngjarjeve sportive, më brohoritje raciste p.sh, brohiritje dhe vandalizma të tifozerisë të Serbisë ndaj shqiptarëve.Serbia ka marrë moti bajrakun se bëshku më Rusinë për të kthyer mbrapsht qdo vlerë njerëzore dhe qdo vlerë demokratike.Po tentojnë më luftë të kthejne epoken e ërrtë të luftërave nga shekulli I kaluar, më logjika fashiste për formimin e shteteve etnike në Evropë dhe në Ballkan.Të serbët dhe rusët kjo është bërë tashmë epidemi.Urrejta ndaj popujve të tjerë po kalon qdo përmasë reale.Kjo epidemi po shpërndahet më vrull nga mjetet e tyre të sofistikuara të propagëndës, ndaj botës demokratike perëndimore dhe vlerave të saj.Diktaturat mbartin edhe epidiminë e migracionit apo zhvendosjës më dhunë të popullatës.Mbi këtë logjikë po punojnë diktatorët në Rusi , Kinë ,dhe në Ballkan prinë Serbia, por edhe në këtë qark është edhe Hungaria e Orbanit.Evropa dhe Amerika ishte dashur mos të mbeshtesin politikat e Vuqiqit në rajon , nese vërtetë janë kunder luftës dhe pushtimeve.Nuk ju dolen para pushtimit rus në Ukrainë ,nuk u ndalua logjika shtypëse e diktatorit rus Vladimir Putin, siq ende shumë zbehtë edhe ndaj Aleksander Vuqiqit, një ish krimineli të luftës ,i cili bashkë më kriminelët tjerë në pushtetin e Sebrisë, po nxisin konfikt usharakë ndaj shqiptarëve por edhe ndaj të tjerëve në rajon.Këta e kan të instaluar logjikën për të mposhtur gjithqka, për të na infektuar të gjithëve më logjikën e luftës, për të na përfunduar gradualisht.Ultranacionalistet serbomedhenje gjithëqka bëjnë më paramendim, sipas planeve perfide për zhdukje të popujve të tjerë.Kjo ishte dashur të pengohet nga NATO, së edhe ashtu lufta është në prag në Evropë, por edhe në Ballkan.Popujtë duhet të sigurohen praktikisht se demokracia është e vërtetë, se me demokracinë dhe liritë elementare njerëzore nuk bëhët lojë.Demokracia në një mënyrë apo tjetër po e hanë mbrendinë e saj.Serbia dhe Kosova janë dy vende fqinje , që kufiri njihet ndërkombëtarisht.Megjithate në Serbi kufijt nuk u përcaktuan kurrë, sepse pretendimet serbe nuk njohin kufijtë ndërkombëtar, të shteteve fiqnje, e veqmas të Kosovës, të cilën po e sulmon me akte terroriste për të bërë faktike ndarjën e saj.Ndalja e Rusisë dhe të Serbisë në hegjemoninë e tyre, do të bënte që kufijtë të mbeten të pa prekshem ,dhe që mos të këtë luftë.Presidenti Aleksander Vuqiqi në Beograd dhe përfaqësuesi Millorad Dodik në Banja Llukë, ishte dashur të largohen, si përfaqësues të serbëve në Ballkan.Kjo është tashmë temë serioze dhe test për botën demokratike. Ballkani Perëndimor është vazhdimisht vend i krizave të ndryshme dhe situatave të rrezikshme, për të cilat në çdo kohë bëhen vlerësime dhe parashikime të caktuara. Koha vazhdon të ecë përpara duke sjellë tensione të reja…