Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Gjakovë.

Sipas policisë, të përfshirët në rast, çift bashkëshortor, janë përleshur mes vete.

Të dytë i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, me ç’rast kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq e dyshuara, bashkëshortja, është liruar në procedurë të rregullt.