Carlo Ancelotti thuhet se është i etur që djali i tij, Davide Ancelotti, të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij si trajner.

Sipas Defensa Central, Carlo ka shprehur dëshirën e tij që Davide t’i bashkohet AS Roma si trajner.

Davide ka qenë një pjesë e rëndësishme e stafit trajner të Real Madrid. Florentino Perez dhe figura të tjera në klub e kanë lavdëruar gjithmonë Davide.

Njohuritë e tij taktike dhe etika e punës i kanë fituar atij respekt dhe po rritet besimi se ai është gati të menaxhojë një ekip i vetëm.

Ndërsa kontrata e Carlo me Real Madridin zgjat deri në vitin 2026, është e qartë se Davide është gati të nisë udhëtimin e tij menaxherial.

Real Madridi do ta respektojë vendimin e tij nëse ai vendos të vazhdojë, edhe pse kjo do të ishte një humbje e konsiderueshme për klubin.

Vet Carlo Ancelotti është raportuar se mund ta marrë drejtimin e Romës pasi ai është një legjendë e Giallorosëve, por duket se Don Carlo i ka sugjeruar skuadrës nga kryeqyteti italian ta marrin djalin e tij Daviden.