“Unë kam qenë e zëshme edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi i takon Qeverisë si organ kolektiv, jo individ”, kështu tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSDM-së, Jovan Mitreski, për masat për çmimet e produkteve ushqimore.

“Përmendët një mori gjërash që nuk janë në kuadër të Ministrisë së Financave, por janë përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë – nga shporta e konsumatorit e deri tek produktet etj. Unë e kam shprehur qëndrimin tim. Tani ka pasur një korrigjim dhe ka qenë në drejtimin që ka ardhur oferta nga privati. Kur vjen një ofertë nga sektori privat dhe kompanitë, është një çështje krejtësisht tjetër nga ajo që është vendosur si detyrim dhe urdhër nga Qeveria. Pra, deri diku u pranua ajo që i thashë Qeverisë dhe modeli u ndryshua plotësisht. Nga ky këndvështrim, nuk mund të thuash asgjë dhe të më drejtosh gishtin, sepse unë jam gjithmonë e zhurmshme. Unë kam qenë e zëshme edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi i takon Qeverisë si organ kolektiv dhe jo individual. Sa i përket rritjes së çmimeve, jo produkteve, jam e para që e di dhe duhet ta kontrolloni edhe një herë në Entin Shtetëror të Statistikave për ato produkte që përmendni se sa janë shtrenjtuar. Shikoni inflacionin e produkteve ushqimore në këto muajt e fundit”, tha ministrja.

Në pyetjen se pse Qeveria nuk e ka pranuar Ligjin për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, Dimitrieska-Koçoska i është përgjigjur me pyetje Mitreskit se pse qeveria e LSDM-së nuk i ka pranuar ndryshimet ligjore të VMRO-DPMNE-së që i kanë propozuar më herët lidhur me këtë çështje.

“Ju keni tentuar të propozoni një ligj për TVSH-në, pra ndryshime që ne i propozuam për të njëjtën periudhë, por nuk i pranuat. E dini pse nuk i pranuat? Sepse të ka hije të kesh inflacion, të mbushësh buxhetin në atë periudhë dhe të shpenzosh para aty ku nuk duhet. Dhe tani situata është krejtësisht ndryshe dhe në kundërshtim me atë që thoni ju, ne kemi rritur pensionet dhe pagat në arsim, në shëndetësi dhe pagat në sektorë të tjerë ngadalë do të rriten. Në mars do të kemi një korrigjim, pikërisht në atë drejtim që qytetarët të mos e pësojnë. Ne përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve. Nuk mund të më transferosh në atë pjesë”, tha ajo.

Ne, theksoi Dimitrieska-Koçoska, tani jemi duke e stabilizuar situatën dhe theksoi se në të ardhmen do të jenë edhe më stabile se sa janë sot.

“Por ajo që bëtë me sjelljen e papërgjegjshme kur çmimet shkuan në këtë nivel, nuk mund të kthehen. A e dini pse? Sepse keni pasur një mori politikash të gabuara, masa të gabuara dhe kur shkon në një nivel shumë më të lartë nuk ka kthim prapa. E shkatërruat tërë ekonominë, të cilën tani po e bashkojmë pjesë-pjesë”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.