Alphonso Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për ta përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Los Blanos synon transferimin e yllit kanadez në verë me parametra zero, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Reprezentuesi kanadez ka vendosur të vazhdoj kontratën me Bayernin dhe kësisoj drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë te një tjetër mbrojtës i majtë.

Marca ka raportuar se Reali është duke përcjellë anësorin hungarez të Bournemouth, Milos Kerkez.

21-vjeçari po luan mjaftë mirë në Ligën Premier, teksa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Bournemouth e vlerëson rreth 50 milionë euro yllin e tyre, derisa drejtuesit e Realit po shikojnë mundësinë e transferimit të tij.

Për mbrojtësin e majtë interesim kanë shfaqur edhe dy gjigantët nga Liga Premier si Liverpool dhe Arsenal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume