Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, që nga mëngjesi po ndërmerren veprime për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandimin e automjeteve luksoze nga jashtë.

Prokurori kompetent publik ka siguruar nga gjykatësi i procedurës paraprake urdhra për bastisje në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera. MPB që herët në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran dhe Gjevgjeli.

Mes të dyshuarve ka edhe zyrtarë shtetërorë dhe një shtetas i huaj. Bastisjet po kryhen nga pjesëtarët e MPB-së, ndërsa për rrjedhën e mëtejshme të procedurës dhe për veprimet konkrete për të cilat dyshohet se i kanë kryer secili nga personat e përfshirë, prokuroria do të informojë pas përfundimit të aksionit.

Sipas informacioneve po goditet një grup kriminal që kontrabandonte dhe falsifikonte automjete të shtrenjta të vjedhura në BE, të cilat po qarkullojnë në Maqedoni.