Dy banorë të Kumanovës janë denoncuar në polici për shkak të sulmeve ndaj bashkëshortëve, në dy raste të ndryshme, ka informuar SPB Kumanovë.
Mbrëmë, rreth orës 20:30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria 35-vjeçaren A.S. nga Kumanova, pasi ajo ka sulmuar fizikisht djalin e saj me një mjet të fortë dhe njëkohësisht ka kërcënuar bashkëshortin. Ajo është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet një kallëzim penal përkatës.
Në një rast tjetër, një 38-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, L.E.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të të dy rasteve.