“Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga Ballkani Perëndimor.

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani.

Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi, aq sa për të gjithë vitin e kaluar.

Sipas informacioneve, shumica e punëtorëve emigrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit.

Ajo cilësohet si “sukses i plotë” nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontingjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

“Kuptimi i kësaj rregulloreje të Ballkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit.”

Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume