Nga Prokuroria Publike njoftojnë se aksioni policor prej mbrëmjes së djeshme është zhvilluar në Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan, përcjell TV21. Gjithsej janë kryer bastisje në 30 lokacione, janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër i dyshuar është paraqitur vet në stacion të policisë. Nga Prokuroria thonë se janë sekuestruar para, ar, armë zjarri.

“Prokurori publik i lëndës sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se 14 persona si porositës, ndihmës, dhe kryrës të drejtpërdrejt, kanë kryer vepra penale vrasje, prej të cilëve 12 persona janë të dyshuar edhe për veprën penale bashkim kriminal, ndërsa 5 për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Katër personat e tjerë akuzohen për veprën penale të zhvatjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria thonë se prokurori kompetent, duke konsideruar se janë plotësuar kushtet për katër personat e privuar nga liria, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup do t’i dorëzojë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa tre nga të dyshuarit janë duke vuajtur dënimin me burg, dy persona janë në paraburgim si të dyshuar për krime nga ngjarje të tjera penale. Për personin i cili vetë është është paraqitur në stacion të policisë tashmë janë të caktuara masa për rast tjetër penal.

Prej më herët, flet arrestime ndërkombëtare janë lëshuar për dy të dyshuar.

Nga Prokuroria thonë se gjashtë persona nuk janë në dispozicion të autoriteteve, njëri prej të cilëve nuk është i disponueshëm prej më herët.

“I dyshuari i parë, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg, së bashku me katër persona të tjerë, dy prej të cilëve në paraburgim, një person i privuar nga liria dhe një person i vdekur, kanë krijuar një grup me qëllim të kryerjes së veprës penale të vrasjes. Pjesëtarë të grupit janë bërë edhe pjesa tjetër e të dyshuarve, persona të tjerë të paidentifikuar dhe disa persona tashmë të vdekur. Organizatorët e grupit kriminal përgatitën plane dhe morën vendime se kush, ku, kur dhe në çfarë mënyre do të likuidohet. Në të njëjtën kohë, vendimet i kanë zbatuar personalisht ose përmes anëtarëve të tjerë të grupit, duke paguar nga 10 mijë deri në 250 mijë euro për vrasje. Pra, në emër të mbështetjes së lëvizjes radikale në RMV, ose për hir të hakmarrjes së pamatur ndaj personave të një grupi kriminal kundërshtar, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, në gjashtë ngjarje penalo juridike, janë vrarë tetë persona, tre persona janë plagosur rëndë, ndërsa tre personave u është rrezikuar jeta”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.