Mjeku Vanion Cinari, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se ai u përfshi në një aksident ditën e djeshme në Sauk.
Pas dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Gjithashtu, e plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.