Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak.

Kanë qenë vetë prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën, por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë mëngjes, shkolla e mesme “Ymer Dishnica”, ka mbajtur një minutë heshtje për të miturin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar të miturin K.C si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.