Kompania low-cost “EasyJet” planifikon rikthimin në Maqedoni, por vetëm me linjën Shkup – Paris. Sipas gazetës franceze “Le Echo”, fluturimet pritet të planifikohen së shpejti.

Kjo kompani, muajin e kaluar, ka ndalur fluturimet nga Gjeneva në Shkup.

Nga Shkupi do të fluturohet për në Paris, më saktësisht në aeroportin “Orly”, i cili ndodhet 20 kilometra larg kryeqytetit francez.

Kompania do të përballet me konkurrencë indirekte për këtë linjë, duke pasur parasysh se kompania hungareze low-cost “Wizz Air” ofron fluturime midis Shkupit dhe aeroportit Beauvais, i cili reklamohët si fluturim për në Paris. Megjithatë, ndryshe nga Beauvais, i cili ndodhet 90 kilometra larg qendrës së Parisit, aeroporti “Orly” është vetëm 20 kilometra larg.

Vitin e kaluar, “Wizz Air” ka transportuar 39.918 pasagjerë nga Shkupi për në Paris.