Ekipe të ISHT-së në terren, monitorim të çmimeve të prodhimeve të përfshira me aksionin “”Shporta e fundvitit”
Ekipe të Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT) janë në terren dhe bëjnë monitorim të çmimeve të produkteve nga aksioni “Shporta e fundvitit”. Monitorimi i çmimeve bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtje të konsumatorëve dhe Ligjin për tregti, përkatësisht shihen çmimet e tanishme të produkteve të cilat i përmban lista e “Shportës së fundvitit” së bashku me çmimet më të ulëta të produkteve të njejta të cilat janë zbatuar në 30 ditët e fundit.
Siç informon ISHT, qëllimi i monitorimit është të konfirmohet nëse pas fillimit të aksionit “Shporta e fundvitit”, tregtarët do t’i përmbahen nismës nga ana e tyre për ulje të aksionit të çmimeve preju 10 prë qind apo më shumë të produketeve ushqimore të cialt më së shumti shiten gjatë festave të fundvitit.
Listën e produkteve ushqimore të cilat janë pjesë e “Shportës së fundvitit” qqtetarët mund ta gjejnë në ueb-faqen www.mojakosnica.mk. Bëhet fjalë për mbi 700 produkte, të ofruara nga gjithsej mbi 100 kompani dhe prodhues dhe distributorë. Produktet e listës të cilët do të ofrohen në raftet e zinzhirëve tregtarë do të shënohen me etiketën dhe logon “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, si pjeës e fushatës së Qeverisë e cila do të kontribuojë për rritje të konsiderueshme të standardit jetësor të qytetarëve dhe ulje të shpenzimeve për jetë.
Aksioni “Shporta e fundvitit” do të zbatohet prej 15 dhjetorit përfundimisht me 15 janarin e vitit 2025. Në këtë periudhë, siç paralajmërojnë, Inspektorati shtetëror do të jetë me kontrolle të prëforcuara në terren dhe do të veprojë në pajtim me kompetencat e veta.
“Plotësisht, qytetarët mund të paraqesin parregullsi në numrin e telefonit pa pagesë 191 apo në ueb-faqen tonë www.dpi.gov.mk“, thuhet në kumteësn e ISHT-së.