Është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës nga Gajre – Kodër e Diellit, Hanet e Mavovës dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm në kushte të dimrit, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri 30 metra nga f.Gajre – Kodër e Diellit, aksi Mavrovë – Hanet e Mavrovës 10-15 metra dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë kumtuan se të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitja e shembjeve më të imëta.
Me tërë mekanizimin e disponueshëm dhe fuqinë e punës, ceket në kutmesë, NP Rrugët e Maqedonisë është prëfshirë në pastrimin e rrugëve.
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejt[sisë ndaj kushteve në rrugë.