Në vigjilje të festave të krishtlindjeve dhe të Vitit të ri, kur operatorët me ushqim kanë rritje të punës për shkak të rritjes së kërkesës dhe konsumit të produkteve ushqimore, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë dy javëve të kaluara kanë realizuar kontrolle të përforcuara dhe të jashtëzakonshme.
Nga atje bëjnë të ditur se janë realizuar 244 kontrolle inspektuese në objektet hotelerike ku mbahet festa të Vitit të Ri.
Te 43 operatorë është konstatuar se nuk i plotësojnë kërkesat higjienike, gjegjësisht, nuk kanë të zbatuara procedurat për higjienë të mirë dhe për praktikë të mirë të prodhimit, kurse te 4 operatorë është konstatuar se nuk i kanë zbatuar kontrollet e detyrueshme shëndetësore të personave të punësuar.
Edhe pse e kanë detyrim ligjor, 5 objekte hotelerike nuk kanë qenë fare të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV.
Është kontrolluar edhe ushqimi dhe për shkak se ka qenë i pasigurt në një pjesë të objekteve hotelerike, është shkatërruar rreth 200 kilogram ushqim.
Për këto lëshime AUV ka lëshuar 55 vendime me urdhër për largimin e tyre dhe janë shqiptuar 23 gjoba.