FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal të madh gjatë shortit kualifikues të Kupës së Botës, duke paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.

Shorti i shumëpritur në Cyrih ishte i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt në FIFA+ dhe kanalin zyrtar në YouTube.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino prezantoi ngjarjen përpara se Robert Pires, Gianluca Zambrotta, Rachel Yankey, Ariane Hingst dhe Fernando Llorente të ndërhynin për të ndihmuar procedurat.

Kosovo komplettiert Schweizer Hammer-Gruppe

Por përpara se të hidhej shorti, përgjegjësit shfaqën një prezantim me faktorë që “duhen pasur parasysh”.

Këtu, marrëdhëniet ndërkombëtare u përmendën si një faktor që mund të ndikojë në cilin ekip shkon një grup, dhe një hartë shfaqi Kosovën pjesë të Serbisë, ndërsa në të shihet edhe Krimea pjesë e Rusisë.

Kosova është pjesë e shtëpisë së futbollit botëror nga viti 2016, ndërsa këta të fundit vazhdojnë ta bëjnë skandalin e njëjtë nga viti në vit.

Natyrisht se në rrjetet sociale, sidomos në platformën X (ish-Twitter) kanë filluar të reagojnë në lidhje me këtë skandal, pasi FIFA ka fyer vendet antare të saj.