Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) të martën i shpall më të mirët e vitit.
Çmimet e FIFA-s, “The Best”, do të ndahen gjatë “ngjarjes speciale” që do të mbahet në Doha të Katarit, nga ora 18:00.
Pritej që ceremonia e shpalljes së më të mirëve të mbahej në janar. Por FIFA ka vendosur që më të mirët t’i shpallë në dhjetor dhe pa ceremoni madhështore. Mediat spanjolle kanë shkruar se FIFA ka vendosur për një ngjarje që do të transmetohet “live” pasi nuk ka gjetur termin të përshtatshëm për ceremoni madhështore dhe po ashtu për të shmangur një ceremoni në të cilën mungojnë figurat kryesore.
“Për të shmangur turpërimin e edicionit të kaluar, në të cilin asnjëri prej tre finalistëve te futbollistët nuk ishte në gala mbrëmjen, FIFA ka vendosur ta mbajë atë ‘online’, ndonëse sërish jo pa kundërthënie pasi ka shumë ekipe të përfshira që kanë ndeshje gjatë javës’, ka shkruar mediumi spanjoll “AS”.
FIFA për herë të nëntë ndan çmimet “The Best”. Ka shkruar se fituesit do të zbulohen në mënyrë digjitale. Është paralajmëruar pjesëmarrja e drejtuesve të FIFA-s, legjendave të futbollit, ambasadorëve të tjerë të këtij sporti dhe magjistarëve të lojës së futbollit.
Votimi i tifozëve është mbyllur javën e kaluar, ndërsa në shumicën e çmimeve votat e publikut kanë vlerë të madhe. Më të mirët do të vlerësohen edhe në bazë të votave të trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve dhe të përfaqësueseve të mediave.
Për çmimin kryesor, atë të futbollistit më të mirë të vitit, konkurrojnë: Dani Carvajal, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Ëirtz, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Lionel Messi, Rodri, Toni Kroos e Vinicius Junior.
Pritet garë e fortë mes Rodrit, që e fitoi “Topin e Artë”, dhe Viniciusit. Por te FIFA jo rrallë ndodhin befasi. Vjet për shembull fitoi Lionel Messi, ndonëse këtë nuk e kishte pritur askush. Duket befasi që Messi është sërish i nominuar.
Për trajner të vitit konkurrojnë: Carlo Ancelotti, Lionel Scaloni, Luis de la Fuente, Pep Guardiola e Xabi Alonso.
Në futbollin e femrave një prej kandidateve për t’u shpallur më e mira është kosovarja Elena Sadiku. Ajo po e drejton Celticun skocez me shumë sukses. Për Elenën, nominimi në mesin e tetë më të mirëve është e arritur shumë e madhe.
Për portier të vitit konkurrojnë: Andriy Lunin, David Raya, Ederson, Emiliano Martinez, Gianluigi Donnarumma, Mike Maignan e Unai Simon.
FIFA i ndan edhe disa çmime të tjera.
Granit Xhaka është kandidat për vend në ekipin më të mirë të vitit.
Deri më tani çmimin “The Best” të FIFA-s e ka fituar tri herë Lionel Messi, dy herë Cristiano Ronaldo, dy herë Robert Leëandoëski dhe një herë Luka Modriq.
“Topi i Artë” mbetet çmimi kryesor individual në futboll. Por, edhe