Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në press-konferencën me rastin e 6-mujorit të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, bëri thirrje për një strategji të përbashkët, mbipartiake që, sipas tj, do të garantojë zhvillimin afatgjatë të shtetit dhe do t`i bashkojë partitë politike rreth planeve reale dhe të qëndrueshme.

“Nga sot ofroj formimin e ekipeve nga të gjitha partitë parlamentare që do të punojnë rreth kësaj platforme, për t`i definuar pozitat strategjike në të gjitha fushat. T`i definojmë projektet kyçe në shëndetësi, arsim dhe në politikën e jashtme dhe bashkë të dalim para qytetarëve dhe t`u themi ky është plani për shtetin këto janë projektet, të cilët asnjë qeveri as tani e as në të ardhmen nuk do t`i bllokojë” – deklaroi Filipçe.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka dënuar, sic tha, strategjinë e partive në pushtet për të shfrytëzuar tensionet etnike si mjet për defokusimin e vëmendjes nga problemet reale. Ai me këtë rast ka përmendur edhe BDI-në, ku sic tha, strategjia e integristëve për nxitjen e tensioneve i konvenon VMRO-DPMNE-së.

“Gjoja konflikti mes tyre në fakt është një zënkë dashurie që na servojnë si destabilizim permanent. Kjo politikë ka vetëm një qëllim, të zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale. Do t`ua mbushin kokat me urejtje e ndasi derisa po na zbrazen xhepat nga ana e qeverisë” – tha Filipçe.

Gjatë press-konferencës lideri socialdemokrat, Venko Filipçe ka alarmuar se shkarkimi I Këshillit Gjyqësor do të thotë kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së mbi gjyqësorin. Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që ta ndalojë, sic tha, këtë tendencë të uzurpimit të pushtetit gjyqësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume