Fjalori i Rijad Shaqirit, Dauti: Sjellje e përsëritur, unë nuk frikësohem e as nuk mund të kërcënohem
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia komentoi sjelljen e deputetit të VLEN-it, Rijad Shaqiri për gjuhën seksiste dhe ofenduese të përdorur ndaj saj.
“Unë merrem me qëllime e veprime konkrete politike, debatet e mia nuk kanë të bëjnë me njerëz. Veprimi i kolegut ka qenë i përsëritur edhe në një komision tjetër, mirëpo ndodhi prap edhe në debatin për ligjin për arsimin e mesëm. Unë nuk merrem me kërcenimet e tij, sepse Ilire Dauti as nuk mund të kërcënohet, as të frikësohet e as nuk mund të ma ndalojë dikush të drejtën e fjalës”, tha Dauti.
Dauti tha se me Shaqirin nuk është takuar më, mirëpo tha se brenda koalicionit VLEN po garojnë se kush i shërben më së miri kryeministrit Mickoski në planet e tij.