Galatasaray e ka fituar ndeshjen dramatike të hënën në mbrëmje me rezultatin 4:3 ndaj Trabzonsporit.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të elitës së futbollit turk.

Ndeshjen e vendosi autogoli i Ali Sahin Yilmazit në minutën e 98-të për rezultatin përfundimtar 4:3.

Tre golat e tjerë të Galatasarayt i realizuan Dries Mertens, Yunus Akgun dhe Michy Batshuayi.

Për Trabzonsporin dy gola i shënoi Ozan Tufan dhe një tjetër Simon Banza.

Galatasaray ka 41 pikë dhe mbetet lider në tabelë.

Gjashtë pikë më pak i ka Fenerbahçe që është në pozitën e dytë.

Trabzonspori ka 16 pikë dhe është në vendin e 15-të.