Khalid Nebhan Abu Diya, i cili u bë i njohur duke i dhënë lamtumirën mbesës së tij 3-vjeçare Rim që u vra në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës rreth një vit më parë duke i puthur sytë, është vrarë në një sulm izraelit, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ushtria izraelite kreu sulm ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërkohë që në sulm ka të vdekur dhe të plagosur.

Burimet dhanë informacion se në mesin e atyre që kanë humbur jetën është edhe Khalid Nebhan i cili duke i puthur sytë dhe duke i thënë “Shpirti i shpirtit tim” i dha lamtumirën mbesës së tij 3-vjeçare Rim që u vra në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës rreth një vit më parë.

Nebhan shkaktoi ndikim të madh në botë me pamjet e tij duke përkëdhelur trupin e pajetë të mbesës së tij Rim e cila u vra në sulmin izraelit në dhjetor të vitit të kaluar dhe të cilën duke i puthur sytë dhe duke e përkëdhelur e përshkroi me fjalët: “Shpirti i shpirtit tim, jeta e jetës time”.