Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy heronjve të kombit, Mujë e Ali Krasniqit.

Për vdekjen e saj ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se sakrifica e Shehides dhe bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun, transmeton Klankosova.tv.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronj të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq ai shton se kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithëve.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijve të saj heronj!”.