Më vjen keq se pas kaq kohe të humbur, pritje, për këto 7 ligje, a pasojnë edhe tjera. D.m.th këto 7 ligje i presim me vite, flas si shtet dhe në këtë moment nuk flitet për asgjë por vetëm për himnin, që nuk është as për t`u diskutuar.

Nga këtu mund të bëj kompliment për Ministrinë që nuk është gjetur vërejtje tjetër, por prap vlerësoj është përfundimisht, jo logjike të bllokohet ligji për arsim të mesëm i cili nuk është ndryshuar për 20 vite të mos mund të implementohet vetëm për një diskutim të tillë. Sot ligji është në rend dite në Kuvend, shpresoj që deputetët e BDI-së do të gjejnë forca të tejkalojnë momentumin politik dhe të gjejnë forca që të votojnë këtë ligj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume