Pas disfatës në shtëpi nga Fulhami javën e kaluar 2:1, Chelsea ka pësuar tjetër humbje në Premier League të Anglisë.
Chelsea humbi të hënën në udhëtim nga Ipswich Towni me rezultatin 2:0, në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit anglez.
Liam Delap në minutën e 12-të shënoi nga penalltia për rezultatin 1:0, kurse Omari Hutchinson realizoi golin e dytë në minutën e 53-të.
Chelsea zë vendin e katërt me 35 pikë, derisa Ipswichi ngritët në vendin e 18-të me 15 pikë.
Tek Ipswichi nuk u paraqit portieri i Kosovës, Aro Muriq. Ai mbeti në bankën e rezervistëve.