Me datë 10.12.2024 në ora 16:30, në Gostivar zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin M.Sh. (18) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të prindërve të tij, se është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre, ka dëmtuar disa ngaorenditë shtëpiake, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, si dhe ka dëmtuar veturën në oborrin e shtëpisë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS