Artisti Mihallaq Andrea është shprehur optimist se këngën e re të tij do e ketë bashkëpunim me artistin e tërhequr nga muzika prej disa kohës, Flori Mumajesin.
Kënga e re titullohet “Më mirë mos të kisha njohur” dhe artisti u shpreh optimist se ky projekt do të realizohet së bashku me këngëtarin Flori Mumajesi.
“Besoj se do të kem një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin. Shpresoj dhe uroj që këtë këngë të re ta bëj më Florin. Po të doni një pjesë të këngës mund ta interpretoj live. Me Florin kam folur para disa kohësh dhe besoj se kënga do të realizohet pasi jam i bindur se do të bëhet hit shumë shpejt’, tha ai në një lidhje për emisionin “People” në Euroneës Albania.