Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani mendon se është pjekur mjaftushëm për të pasur minutazh më të madh te skuadra e Interit.
Andaj, siç raportohet nga mediat në Itali, Asllani mund të bëjë ndonjë lëvizje gjatë afatit kalimtar të dimrit që fillon nga muaji janar, shkruan Indeksonline

Në të kaluarën, skuadra nga Italia kishte refuzuar plotë 25 milionë euro për mesfushorin “kuqezi”.
Por, tani është koha që Asllani të gjejë një klub të ri, që i premton atij minutazh më të madh.
22-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A këtë edicion, jo të gjitha si startues. Ka bërë një asist.

Vlera e Asllanit në sajtin “transfermarkt” është plotë 18 milionë euro.