Interi ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Lazios në Romë të hënën mbrëma. Interi mposhti Lazion me rezultatin 6:0.

Ndeshja i takoi javës së 16-të të Serie A.

Hakan Çalhanoglu në minutën e 41-të hapi serinë e golave për Interin. Ai shënoi nga penalltia, ndërsa shpejtë Interi e shënoi edhe golin e dytë. Federico Dimarco shënoi për 2:0 në minutën e 45-të.

Interi e nisi furishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 51-të për 3:0 gol realizoi Nicolo Barella, kurse dy minuta më vonë Denzel Dumfries shënoi golin për 4:0. Carlos Augusto në minutën e 77-të e realizoi golin për 5:0, derisa Marcus Thuram në minutën e 90-të vulosi fitoren shumë të thellë të Interit.

Interi mbetet në vendi ne tretë me 34 pikë nga 15 ndeshje. Ka një ndeshje më pak se liderja Atalanta dhe Napoli i vendit të dytë. Atalanta është e paa me 37 pikë, kurse Napoli i dyti me 35 pikë. Lazio është në vendin e pestë me 31 pikë.