Më 02.12.2024, në ora 23:30, në rrugën “Nikola Tesla” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan L.N. (36) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër-arrest bazuar në një vendim gjyqësor për të vuajtur një dënim me burg prej 12 muajsh për veprën penale “prodhim dhe tregtim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

I njëjti iu dorëzua Institucionit Ndëshkues – Korrigjues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume