Janevska: Banka Botërore e pranon se arsimi është prioritet i qeverisë dhe do të vazhdojë të ndihmojë në zhvillimin e saj
Jashtëzakonisht është e rëndësishme përkrahja të cilën Maqedonia e merr nga Banka Botërore që të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të përforcojë këtë shtyllë kyçe të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror ekonomik. Jemi mirënjohës për vëmendjen që na jepni dhe na ndihmoni si vend në zhvillim të arrijmë më shpejt qëllimin, të jemi vend i zhvilluar dhe faktor që do të ketë kontribut më të madh në krijimin e ndryshimeve globale.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në panel diskutimin e sotëm për Raportin Ekonomik të Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, titulluar“Arsim më i mirë për zhvillim më të fuqishëm”, i cili u mbajt në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
“Si Qeveri relativisht e re, e cila mandatin e nisi me vullnet të shprehur fuqishëm për ndryshime në arsim, deketuam disa sfida kyçe me të cilat do të ballafaqohemi gjatë mandatit, ndërsa raporti i paraqitur sot do të jetë shumë i dobishëm për ne. Të gjitha përgjigjet do t’i formulojmë përmes proceseve demokratike, në mënyrë transparente dhe me pjesëmarrjen e të gjithë palëve shoqërorë të interesuar, të cilët kanë vullnet dhe njohuri të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin”, tha Janevska, duke shtuar se mes tyre numron edhe Bankën Botërore.
Theksoi se Maqedonia tani ka vizion të qartë për procesin në të cilën duhet të lëvizë dhe e di se në çfarë duhet të investojë – në arsim dhe shkencë. Paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të krijohet strategji e re arsimore e cila do të zbazohet nga viti 2026.
“Në ndërkohë, fokusi ynë është vendosur drejtë realizimit të disa qëllimeve kyçe. Po punojmë për sigurimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore me cilësi më të lartë, pjesë përbërëse e së cilës do të jenë risi globale, si inteligjenca artificiale, përmbajtja për zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe për avancimin e aftësive dixhitale. Ne fokusohemi në optimizimin e rrjetit të shkollave dhe kushte më të mira infrastrukturore, por edhe kushte për punën me një ndërrim dhe qëndrim të zgjatur për nxënësit, sepse fakti është se ata kanë 900 orë më pak se moshatarët e tyre në Evropë”, theksoi ministrja.
Duke folur për ngritjen e motivimit të kuadrit mësimor, Janevska tha se qeveria aktuale ka arritur marrëveshje të rëndësishme me SASHK-un i cili do të sigurojë stabilitet afatgjatë ekonomik për punonjësit e shkollave përmes rritjes së pagave deri në 60%, varësisht nga inflacioni, ndërsa rikujtoi se në 2025 pagat për 30% më të lart do të marrin edhe punonjësit e arsimit të lartë. Gjithashtu po punohet edhe për rregullore të re ligjore në arsim, ndërsa gjashtë ligje që tanimë kanë kaluar filtrin publik do të hyjnë së shpejti në procedurë parlamentare.
Duke iu përgjigjur pyetjesë në lidhje me pabarazinë e rezultateve arsimore tek grupe të ndryshme në vend, ministrja tha se kjo është reflektim i disa faktorëve të cilët në etapa do të eliminohen.
Vlersojë se më së shumti do të ndihmojë optimizimi i rrjetit shkollor. Kur fëmijët do t’i zhvendosim nga zonat rurale në shkollat qendrore ose i kombinojmë në objekt ku do të ketë kushte më të mira se ato në të cilat kanë ndjekur mësimet paraprakisht, kur socializimi i tyre do të rritet ndjeshëm, do të rritet edhe konkurrueshmëria, atëherë edhe ata do të tregojnë rezultate më të mira. Në mënyrë shtesë tanimë po bëjmë ndryshime në modelin e gjithëpërfshirjes për rezultate më të mira për nxënësit me aftësi ndryshe, ndërsa po mundohemi t’u ndihmojmë edhe atyre që vijnë nga familje të rrezikuara sociale”, tha Janevska.
Arsimi ka filluar të ecë në një drejtim të mirë. Me ritëm të shtuar të punës, do t’i afrohemi standardeve globale arsimore për cilësi, ndërsa më pasë siç tha ministrja, do të jetë më e lehtë t’i ndjekim ato në hap.